Një person në Gjermani infekton me Covid-19 më pak se një tjetër në mesatare

Advertisment

Faktori i riprodhimit për koronavirusin ka rënë më poshtë se R01 në Gjermani, ka njoftuar qendra e kontrollit të sëmundjeve infektive në këtë vend.

Kjo do të thotë se një person i cili është i prekur me Covid-19 tash infekton më pak se një person tjetër në mesatare, shkruan CNN.

Reklame

Numri R që tregon mesataren e njerëzve që preken nga virusi nga një person i vetëm aktualisht është 0.7.

Kancelarja Anglea Merkel ka thënë gjatë një konference se mbajtja nën 1 e riprodhimit është kyç në luftimin e koronavirusit dhe do ta mundësojë heqjen e disa masave në jetën publike.
Ajo ka paralajmëruar se nëse ajo rritet qoftë në 1.1 atëherë sistemi shëndetësor në Gjermani mund të tronditet brenda shumë pak muajve.