Një pjesë e shkollave kundër – për dhjetë ditë nuk hiqet pandemia (VIDEO)

Zilja e orës së parë për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, nëpër shkollat fillore dhe të mesme, do të bie më 1 shkurt. Kështu mbrëmë vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas informacioneve për përkeqësimin e situatës epidemiologjike dhe rritjes së infektimeve të reja në vend.

Kundër këtij vendimi janë një pjesë e shkollave. Njëri prej tyre është zëvëndës drejtori në shkollon fillore “Bajram Shabani” në Kondovë të Komunës së Sarajit. Në deklaratën për tv KlanM Musa Alili thotë se vazhdimi i pushimit për 10 ditë nuk do ta heq pandeminë me COVID-19, ndërsa me këtë vendim pësojnë nxënësit dhe procesi arsimor.

Reklame

MUSA ALILI – ZV/DREJTOR NË SHF “BAJRAM SHABANI” – KONDOVË

“Mua më vjen shumë keq për nxënësit se me të vërteta ata janë viktimat më të mëdhenj. Nuk duhet që nxënësit të mirren si shembull për këtë çështje për arsye të dikujt. Unë nuk e kisha vazhduar pushimin se humbin nxënësit. Unë dua ta parashtoj një pyetje për 10 ditë a do të hiqet pandemia? Le të përgjigjet Ministria apo kryeministri i ri që është. Le të na përgjigjet a do të hiqet pandemia. Me të gjitha gjërat luhet por me fëmijët nuk luhet. Unë jam kundër kësaj”.

Nga MASH thonë prolongimi I fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor.

MINISTRIA E ARSIMIT

“Ky vendim nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe do të përfundojë më 10 qershor siç parashikohet në kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, sipas planeve përkatëse mësimore”.

Ministria e Arsimit u bëjnë thirrje prindërve dhe nxënësve që gjatë kohës së pushimit dimëror, të jenë të kujdesshëm dhe të mbrohen nga COVID-19./KlanMacedonia/