Një polic në burgun e Shutkës është pozitiv në Kovid-19

Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve konfirmoi se një polici i burgut në Shutkë është pozitiv në koronavirus dhe se janë marrë informacione për të gjitha kontaktet të cilat i ka pasur në vendin e punës.

Ai më 9 dhe 10 qershor, kur nuk ka qenë në punë, ka pasur rritje të lehtë të temperaturës, por mjekja e familjes nuk ka konsideruar se ka pasur nevojë të testohet sepse ka pasur dhimbje të fytit dhe i ka përshkruar terapi. Kur ka ardhur më 11 qershor në punë, sipas protokollit të përcaktuar, i është matur temperatura, e cila ka qenë normale dhe nuk ka pasur arsye për dyshim. Por, pas marrjes së informacionit paraprak, në vendin e punës janë zbatuar masa mbrojtëse.

Reklame

Drejtoria bëri të ditur se i punësuari është liruar nga detyrimet e punës dhe dërguar në shtëpi, ndërsa pastaj është biseduar me mjekun e tij të familjes me qëllim që ta dërgojë në testim.

Në kumtesë shtohet se edhe te të punësuarit e tjerë në institucion si dhe te të paraburgosurit dhe personat e dënuar nuk ka paraqitje të pranisë së çfarëdo simptomave të Kovid-19 dhe puna po zhvillohet pa pengesë.