Një porosi për Zijadin Selën

Advertisment

Urim Hasipi

Si parti politike relativisht e re në skenën politike Aleanca për Shqiptarët duhet që të luftojë për të qenë një opozitë e fortë.

Reklame

Numri i lartë i deputetëve duhet që të gëzojë strukturat partiake dhe të vazhdojë të punojë më shumë në terren jo për të arritur në pushtet por të fitojë besimin e plotë të shqiptarëve.Kur të keni arritur besimin e plotë atëherë meritoni pushtetin,meritoni të përfaqësoni shqiptarët.

Një parti tjetër shqiptare disa vite më parë provoi qeverinë pa besimin e shqiptarëve dhe përfundoi me dy deputet.Ju, nuk besoj se dëshironi që të keni atë fat por dëshironi që me fitore të pastër të jeni në qeveri.

Keni mundësinë e artë që të jeni opozita më e fortë pas 20 vitesh, një opozitë që ka munguar në skenën politike shqiptare, kurse kurorëzimi do të jetë kur fryti i bërjes së opozitë të fortë do tju shpërbelehet me fitore në zgjedhje. Ju nuk keni pse dëshpëroheni sepse në çdo cikël zgjedhor keni rritje të votave dhe numrit të deputetëve. Ju si parti nuk jeni duke shkuar teposhtë por vetëm rriteni prandaj edhe populli ka kthyer sytë nga ju.U ka dhënë besim për të qenë luftarë të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve kurse mbrojtja e interesave mund të bëhet edhe duke qenë në opozitë. Kur ky opozitarizëm do të arrijë kulmin do të keni mbështetjen e plotë.

Ju thirreni dhe mburreni se keni përkrahjen e Albin Kurtit dhe ecni rrugës së tij, uroj të shihni rrugëtimin e tij derisa arriti të jetë fitues i zgjedhjeve dhe lider numër një.Ai nga viti 2000 e këndej luftoi dhe pati durim që të vijë deri në këtë situatë për tu admiruar por edhe për të qenë i votuar. Thuajse Albini nuk pati oferta për qeveri në të kaluarën por ai zgjodhi që vet ti fitojë zgjedhjet dhe kishte shumë durim.

Ai arriti që në çdo cikël zgjedhor të shënojë rritje të numrit të votave edhe përkundër përçarjeve,arrestimeve dhe luftës së vazhdueshme që i bëhej nga kundërshtarët. Duhet që të merrni këtë shembull për të arritur në majat e politikës dhe normalisht se në atë rrugë jeni.Duhet që arsyeja se pse jeni në politikë të mbizotërojë para aryes për të qenë pjesë me çdo kusht e qeverisë.

Populli një ditë do të vlerësojë luftën tuaj dhe orientimin se pse keni luftuar në opozitë dhe i keni bërë ballë pushtetit.Asgjë nuk do të humbni nëse mbizotëron tek ju durimi dhe arsyeja për të qenë kundër BDI-së edhe më tej. Në zgjedhjet e ardhëshme fitorja do tju takojë juve kurse këtë duhet ta meritoni duke luftuar pushtetin. Jam shumë i vetëdijshëm se tash jeni në eufori dhe gjërat mund të duken mbrapsht por uroj që edhe militanti më i flaktë i juaj do të bindet se vetëm me fitore qeveria u takon juve.

Ps:qendrimet janë personale dhe nuk paraqesin politikën redaktuese të gazetës Koha ku autori punon.