Një qytet plot me raketa, Irani nxjerr ‘dhëmbët’ (FOTO)

Irani ka prezantuar para botës atë që e quan “qytetin e raketave”, i cili është i pajisur me raketa të një teknologjie shumë të lartë që operohen nga Rojet Revolucionare.

Tuneli nëntokësor u vizitua ditët e fundit nga komandanti Hossein Salami, i cili deklaroi se ai përfaqëson vetëm një sasi të vogël të kapaciteteve raketore që Teherani zotëron.

Në pamjet që u shfaqën dhe në televizionin shtetëror tregohen qindra raketa të stivosura në bazën nëntokësore, e cila është e pajisur dhe me radarë për të pikasur sulmet e armiqve.