Një shqiptar zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë

Advertisment

Sot në seancën konstitutive të Kuvendit të komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj nga Koalicioni ”Shqiptarët bashkë për Guci” është zgjidhur kryetar i Kuvendit komunal.

Për Hasangjekaj votuan 20 këshilltarë të pozitës dhe 8 të opozitës, kurse një këshilltarë nga opozita ishte i përmbajtur në votim, shkruan Malësia.me.

Reklame

Komuna e Gucisë është themeluar në vitin 2014 dhe Hasangjekaj është shqiptari i parë që zgjidhet në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Lajmin në fjalë e kanë raportuar edhe mediat më të rëndësishme malazeze.