Një tjetër shtet arab e njeh Izraelin

Advertisment

Bahrejni i është bashkuar Emirateve të Bashkuara Arabe në arritjen e marrëveshjes për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump të premten.

Kjo shihet si lëvizje tjetër për të qetësuar tensionet në Lindjen e Mesme. Trump ka shkruar në rrjetin social Twitter pasi ka biseduar me mbretin e Bahrejnit Hamad bin Isa Al Khalifa dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Reklame

Një komunikatë e përbashkët e tre liderëve thotë se janë pajtuar në “themelimin e marrëdhënieve të plota diplomatike mes Izraelit dhe Mbretërisë së Bahrejnit”.

Marrëveshja e Izraelit me Emiratet Arabe ishte prezantuar më 13 gusht. Ajo do të nënshkruhet të martën në Shtëpinë e Bardhë.