Një vajzë nga Tetova e braktis foshnjën në spitalin e Prishtinës

Advertisment

Një 26 vjeçare, banore e Tetovës së Maqedonisë Veriore, e ka bráktisur foshnjën e saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo po pretendon se foshnjën e ka me një mashkull rreth 27 vjet më të vjetër se ajo, pra me një 54 vjecar. Foshnja, sipas saj, është e një lidhjeje jashtëmartesore. Në deklaratën e saj dhënë mjekëve, ajo thotë se foshnjën po e bráktis me qëllimin qe t’ia falë dikujt.

Lajmin se kjo grua e ka br aktisur foshnjën e ka konfirmuar për Express drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Reklame

Ai ka deklaruar se gruaja po thotë se nuk e do foshnjën. Mirëpo për këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës. Kjo e fundit në këto momente gjendet në Gjinekologjinë e QKUK ‘së duke e intervistuar gruan në fjalë.

Rasti është i dy shimtë. E kam njoftuar policinë dhe po merret me rastin. Bëhet fjalë për një grua me vit të lindjes 1993, i tha Ismaili Expressit.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë. Ajo gjendet pranë Klinikës së Neonatologjisë te rastet e kujdesit social.

Detaje për foshnjën ka dhënë drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Po trajtohet tek ne në repartin e e rasteve sociale, ka deklaruar Gojnovci.

Ndërkohë Expressi shpejt do t’ju sjellë detaje të reja për këtë rast.