Një veteran kërcen nga 40 metra pa parashutë prej helikopterit, humb vetëdijen

Advertisment

Çështja e kërcimit pa parashutë nga helikopteri u bë çështje e rëndësishme publike pas pretendimit të gazetarit Baton Haxhiu se kjo i kishte ndodhur kryetarit të PDK-së, z.Kadri Veseli.

Por, një gjë e tillë duket se ka ndodhur para jo më shumë se dy jave në Britani nga një parashutist ushtarak britanik, ose ish parashutist ushtarak britanik.

Reklame

Ky i fundit kërceu prej 40 metrave nga helikopteri në det në përpjekjen për të thyer rekordin botëror për kërcënimin nga parashuta që nuk mbahet nga Kadri Veseli, përcjell Periskopi nga The Guardian.

John Bream u dërgua menjëherë në spital për t’u ekzaminuar pa kërcimit – meqë kishte rënë në mënyrë të çuditshme në ujë dhe për pak kohë mbeti pa vetëdije.

34 vjeçari nga Havanti i Hampshire kërceu nga ajo distancë që është ekuivalenti i një ndërtese nëntë katëshe.

I njohur me nofkën si “Peshku Fluturues”, Bream po provonte të thyente rekordin për kërcimin nga avioni në ujë pa parashutë në mënyrë që të rriste fondet për bamirësitë që merren me shëndetin mendor.

Por, për dallim nga Veseli gjatë kohës së luftës, për Breamin ishin duke pritur në ujë dy zhytës sigurie dhe një varkë mbështetëse.

Pastaj, ai u pa derisa ecte dhe fliste me personelin mjekësor derisa po kontrollohej para se të dërgohej në spital.

Sidoqoftë, qëllimi i Breamit del të mos ketë qenë aq i ndryshëm nga ai i Veselit. Ai tha se kishte provuar ta bënte një gjë të tillë “në mënyrë që të rriste ndërgjegjen dhe ndihmën për parandalimin e vetëvrasjeve te veteranët” dhe “të dëshmonte se veteranët munden ende të arrijnë gjëra brilante.” Veseli sipas Haxhiut kishte kërcyer gjatë kohës së luftës në mënyrë që t’iu dilte në ndihmë luftëtarëve të tij në front të luftës.

Pavarësisht kësaj, Guinness World Records nuk konfirmoi menjëherë këtë sukses. /Periskopi