Njëherë thonë rastet erdhën nga iftaret, pastaj u rrit testimi

Advertisment

Autoritetet assesi të formojnë një qëndrim të përbashkët se pse erdhi deri te rritja e numrit të të infektuarve. Lokalizimi I rasteve në komunën e Çairit e cila konsiderohet si njëra ndër komunat më të dendura në Evropë, pasi ka rreth 100 mijë banorë në 3.5kilometra, bëri që autoritetet shëndetësore të sjellin përfundim se rritja e rasteve të të infektuarve ka ardhur si rezultat i tubimeve gjatë iftareve dhe festës së bajramit.

Për këtë drejtori i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse tha se është i zhgënjyer.

Reklame

Kur i pyet se nëse rastet janë si rezultat se Komisioni propozoi masa joefektive, ai ndryshoi arsyetim dhe tha se rastet e reja vijnë se ka edhe rritje të numrit të testimit.

TV21 pyeti se cili është shkaku kryesor se kemi rritje të të infektuarve, sepse edhe iftaret kanë qenë në orë policore? A do të thotë kjo se ora policore nuk ka qenë efektive dhe pse propozohet?

Ndërkaq drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi sikurse i zbuti akuzat që iu bënë kohës së fundit besimtarëve myslimanë.

Krahas iftareve dhe Bajramit tubime pamë edhe gjatë liturgjisë në Strugë, por Filipçe pa një vlerësim konkret për efektet e saja.

Rritja e numrit të rasteve të të infektuarve krahas që i bëri myslimanët në shënjestër të kritikave, madje pati raste kur ata u akuzuan edhe për humbje jetësh, bëri që të mos kemi lehtësim të masave të tjera.

Nuk u hapën kufijtë. Pasi siç vlerësojnë autoritetet shëndetësore, hapja e kufijve do të ishte një rrezik shtesë. Nuk u hapen as çerdhet, pasi skriningu po shkon ngadalë, për shkak të ngarkesës së ekipeve testuese nga rritja e numrit të të infektuarve, sqaroi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi. Në konferencën që zgjati dy orë, u publikua edhe hulumtimi i komisionit për sëmundje ngjitëse, i cili kryesisht tregoi se rritja rapide e numrit të të infektuarve po vjen nga klasterë të njohur dhe nga kontakte me të infektuar.