Njëra më e bukur se tjetra, Xhensila Myrtezaj publikon si rrallëherë motrën (FOTO LAJM)

Advertisment

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj disa momente me motrën në ditën e saj të lindjes. Xhensila ka zbuluar se ndodhet pranë më të dashurës së saj mbrëmjen e sotme për të festuar, teksa në një video ngjashmëria është aq e madhe sa duken si dy motra binjake.

Njëra me flokët në ngjyrë të errët dhe tjetra bionde, por me të njëjtin stil, Xhensila dhe e motra duken si dy pika uji me të qeshurën e tyre. Me siguri kjo do të jetë një mbrëmje shumë e veçantë për vajzat të cilat do të festojnë mes njerëzve më të afërt të tyre. Kujtojmë se deri më tani Xhensila ka ndarë rrallëherë momente me familjarët, duke i mbajtur ata larg vëmndjes së rrjeteve sociale.