Njerëz të rinj janë përfshirë në Reket

Advertisment

Gazetari Branko Geroski përsëri publikoi informacione për rastin Reket. Dje publikoi një tekst në të cilin thekson se ka njerëz të rinj që janë përfshirë në rastin Reket. Geroski shkruan se një funksionar i lartë, një bashkëpunëtore e Zaevit, një këshilltar i huaj, intelektual i njohur dhe njeri i afërt i Zaevit, janë përfshirë në Reket.

“Shpresoj se nuk do të zemëroheni që nuk do t’i tregoj emrat e këtyre personave, por do të theksoj qartë se bëhet fjalë për një bashkëpunëtore të afërt të Zaevit nga kryesia e LSDMsë, një bashkëpunëtor të huaj shumë të ngushtë të Zaevit, intelektual të njohur dhe një person të njohur nga 1TV që i realizojnë kontaktet mes Bokit dhe Katicës, ndërsa më e keqja është që një njeri shumë i afërt i Zaevit i kontrollon të gjitha marrëveshjet biznesi në vend.
Mbetet e hapur pyetje nëse i gjithë ky operacion është udhëhequr me leje nga Zaevi, ose edhe vetë Zaevi ka qenë vi ktimë e manipulimit”, shkruan Branko Geroski.

Reklame

Aco Kabranov, ish kryeredaktor i 1TVsë, reagoi për tekstin e ri të Geroskit. Kabranov në Facebook shkroi se kjo është go ditje e ulët dhe nuk pajtohet me shkrimet e Geroskit se një bashkëpunëtor i huaj e ka zgjedhur ekipin e 1TV.

“Në tekstin e djeshëm të kolegut të nderuar Geroski, në lidhje me informacionet e tij për aferën Reket, të cilën unë si jurist e quaj Ryshfet, më provokoi me shkrimet e tij se Ekipi i yjeve pjesë e të cilit isha edhe unë dhe disa kolegë të mi me përvojë, “e ka zgjedhur ndonjë këshilltar i huaj i Zaevit”, theksoi Aco Kabranov, ish-kryeredaktor i 1TV-së.

Pas këtyre publikimeve reagoi edhe Sasho Ordanovski.

“Gero, më fal, që të mos ketë keqkuptime të panevojshme, e lexova shkrimin dhe do të doja të të lusja që të shkruash publikisht nëse bëhet fjalë për mua, Sasho Ordanovskin kur shkruan për “gazetarin e njohur”, për kë e ke fjalën? Përshëndetje, Sasho”, shkruan Sasho Ordanovski, gazetar.

Iu përgjigj Geroski

“Sasho, për momentin, kur rasti Reket ende është në fazë të gjykimit dhe të inkriminimeve shtesë, mund vetëm të përgjigjem se unë nuk inkriminoj askënd, as ty”, tha Branko Geroski, gazetar.

Momente të reja paralajmëroi edhe Frosina Remenski e cila është akuzuar në rastin Lidhje Ndërkombëtare, në publik i njohur si Reket 2. Ajo e përmendi opozitën prej ku vjen ministri i punëve të brendshme.

“Pres bashkëpunim nga ministri i ri i Punëve të Brendshme, i cili ndoshta do të ketë vesh për çështje të caktuara, të cilat nuk ishin hapur në periudhën e kaluar, e me këtë edhe opozita të tregojë se ngel në qëndrimin e saj se do të punojë në mënyre profesionale dhe në pajtueshmëri me ligjin”, u shpreh Frosina Remenski, e akuzuar në rastin “Reket”.

Boki ishte i fundit i cili dëshmoi në kuadër të hetimit të dytë për aferën Reket, pasi para datës së 20 dhjetorit dëshmuan edhe deputetja Frosina Remenski dhe Jasna Mandiq. Më 20 dhjetor janë marrë në pyetje edhe babai i Bokit, Mile Jovanovski dhe asistentja e tij Hristina Bllazhevska. Atëherë është mbyllur hetimi për Reket 2 për të cilën prokurorja Ruskovska ngriti aktakuzë. Bojan Jovanovski në sallën e gjykatës tha se po ndjehet si i burgosur politik dhe se merr kërcënime për likuidim fizik.