Njerëzit në supermarkete të mbajn jo më pak se dy metra distancë

Qeveria greke vendosi të mobilizojë farmacitë në të gjithë vendin.

Që nga e hëna, farmacitë do të jenë hapur çdo ditë. Urdhërohen të gjitha kompanitë që furnizojnë produkte dhe karburante, të funksionojne edhe të dielave. Nga e hëna në supermarkete lejohen të hyjnë vetëm 5 nga 5 klientët dhe të mbajnë distancë jo më pak se 2 metra. U bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me mjetet publike të transportit, por autobusët urbanë dhe metroja e Athinës vazhdojne punën normalisht.

Pakësohen fluturimet nga dhe drejt Greqisë, por aeroportet mbeten hapur deri në një urdhër të dytë. E njëjta gjë edhe për tragetet që lidhin portet e vendit me ishujt. Kush shkel urdhrin për mbyllje të biznesit, do të gjobitet deri në 5000 euro. Qeveria vendosi të shtyjë për 4 muaj të gjitha detyrimet tatimore dhe pagesat e sigurimeve për punonjësit.

Ligji do të dërgohet me urgjencë në presidencë për dekret. Në të parashikohet edhe një ndihmë shtetërore për punonjësit të cilët humbin përkohësisht punën.

Top Channel