Aktori kosovar: Njerëzit që e shohin serialin “Çka ka shpija” janë nivel i ulët artistik

Advertisment

Pas këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi i cili e quajti serialin “Çka ka shpija” degjenerues, pati reagime të shumta edhe nga komuniteti artistik.

Reagim kishte edhe nga protagonisti dhe skenaristi i serialit, Naser Rafuna i cili kërkoi nga Dalipi që të mos e kritikojë artin.

Reklame

Pas kësaj përmes një statusi në “Facebook”, reagoi aktori i njohur, Nëntor Fetiu, e këtij të fundit i doli në mbrojtje edhe aktori tjetër, Adhurim Demi.

Adhurimi që më parë ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija” tha se njerëzit që e shikojnë këtë serial janë të ulët artistikisht, prandaj kjo ishte një prej arsyeve pse ai u largua./Indeksonline/