Njeriu nuk peshohet nga fjalët por nga veprat

Advertisment

Shkruan: Amra Ibraimi

Njeriun në jetë e bënë të veçantë është sinqeriteti dhe thjeshtësia dhe mbajtja e fjalës së dhënë. Ngase njeriu që i ka këto tre tipare në jetë çdo herë do të jetë i respektuar dhe do ti respektojë të tjerët. Sinqeriteti tek njeriu është çelsi i çdo gjëje që ai do veproje me të tjerët.

Reklame

Sot në botë asgjë nuk varet nga sjellja por nga paraja dhe interesi. Është e vërtet që njeriu nuk peshohet nga fjala por nga veprat e tij, edhe pse ndonjëherë ai peshohet edhe nga fjala qe del nga goja e tij (njeriut).

Fjala e mirë çdo herë të nxjerrë në dritë.

Njeriu ndonjëherë është i lumtur por ndonjëherë i mërzitur. Ne nuk duhet harruar asnjëherë se çdo veprim i joni ndikon si në të mir po edhe për të keq në jetën e të tjerëve. Ne çdo herë duhet të buzëqeshmi si në momentet e vështira po edhe në ato të mir, ne duhet të veprojmë drejt sepse çdo gjë peshon. Për të vepruar drejtë duhet që të jesh besnik në fjalën që e ke dhënë. Sepse njeriu shpreson në fjalën tënde, ai beson në ty, por ne ndonjëherë nuk jemi në gjendje të veprojmë asnjë hapë për ta mbajtur fjalën e dhënë.

Ne harojmë të ndalojmë dhe të të mendojmë. A thua vallë ai person është budalla që mban shprese, e që na besoi si ndjehet kur ne e thyejmë fjalën e dhënë. Për fat të keq në jetën e sotshme është shtuar xhelozia, urrejtja, fjalët e kota që dojnë të mposhtin dikë vetëm e vetëm mos të ketë sukses në jet. Por ne nuk duhet harruar se veprat tona pa marrë parasysh të mira ose të këqija gjithmonë do të na shoqërojnë në jetë.