Njëzet e dy raste të reja me Kovid-19, edhe pse masat lehtësohen përgjegjësia dhe mbrojtja personale të mos relaksohen

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me Kovid-19 nga 462 testime të bëra. Masat kanë filluar të zbuten, por kjo nuk do të thotë se duhet të relaksohet mbrojtja personale dhe përgjegjësia.

Nga të infektuarit e rinj, më së shumti (9) janë në Shkup, 6 në Tetovë, 4 në Prilep de nga një në Kumanovë, Veles dhe Ohër. Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për shëndet publik regjistroi 16 pacientë të shëruar – tetë në Shkup, nga dy në Prilep, Strugë dhe Veles dhe nga një në Gostivar dhe Kratovë.

Reklame

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje publikoi se për një javë Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” do t’i hap ambulancat, do të fillojë të funksionojë normalisht dhe do të jetë në shërbim të të gjithë pacientëve, jo vetëm të atyre me Kovid-19. Spitali i cili pjesën më të madhe të kapacitetit e vendosi në dispozicion të Kovid-19, sërish do të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve.

Në fuqi mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në hapësira të mbyllura dhe të hapura nëse nuk mund të mbahet distanca prej dy metrave, por megjithatë pamja nëpër shitore, markete, e madje edhe në ambiente të hapura nuk është mu e tillë.

“Do të jetë gabim, nëse relaksimi i masave restriktive të Qeverisë interpretohet si fund i rrezikut nga Kovid-19 de krizës me pandeminë. Relaksimi ka të bëjë me masat restriktive, por kjo nuk do të thotë edhe relaksim i mbrojtjes personale, vetëdijësimit dhe kujdesit. Diçka që mund të jetë shumë më keq dhe diçka që do t’i kushtojë shumë Maqedonisë së Veriut është nëse vjen deri te paraqitja e përnjëhershme dhe rritja e numrit të rasteve me Kovid-19, vetëm disa ditë pas zbutjes së masave. Të vihet në situatë në mbyllje të sërishme do të ishte më katastrofale për ekonominë edhe për komunitetin se sa ndikimi i masave të para restriktive”, thotë shefja e zyres së OBSH-së në Shkup.