Njihuni me Besnik Osmanin, kandidatin për deputet nga Komuna e Tearcës

Advertisment

BDI në këto zgjedhje vend të rëndësishëm ju ka dhënë edhe kandidatëve të Forumit Rinor duke ju dhënë hapsirë të madhe në listst për deputet.

I tillë është edhe rasti i kandidatit nga komuna e Tearcës, Besnik Osmani i cili garon në njësinë zgjedhore numër 6. Osmani është kryetar i Forumit Rinor Të BDI në Tearcë dhe këto zgjedhje kërkon mbështetjen e qytetarëve për ti mbrojtur interesat e tyre në parlament.

Reklame

Besnik Osmani lindi më 16.07.1988 në fshatin Nerasht,Komuna e Tearcës . Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”- Tetovë, në paralelen bilinguale franceze.
Studimet universitare i mbaroi në Univerzitetin e Europës juglindore në Tetovë , në drejtimin e shkencave politike. Gjatë studimeve ndoqi trajnime, kurse , seminare , shkolla për lidership si dhe konferenca të ndryshme politike.
Në kuadër të fakultetit të shkencave politike ka kryer pjesën praktike të studimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe në shumë institucione të rëndësishme shtetërore.

Si një i ri ambicioz , gjithmonë ka shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për proceset politike në vend. Angazhimin politik e ka filluar në vitin 2006 si kryetar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim nëndega Nerasht. Në vitin 2016 në Kuvendin zgjedhor të Forumit Rinor -Dega Tearcë u zgjodh Kryetar i Forumit Rinor, dhe është sekretar i BDI në Tearcë, ndërsa në vitin 2019 u zgjodh anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në nivel kombëtar.

Besnik Osmani është sipërmarrës dhe menaxhon me bizneset familjare. Është i martuar dhe rrjedh nga një familje me bagazh të pasur Kombëtar ndër vite. Besnik Osmani zotëron tre gjuhë të huaja, gjuhën angleze, frënge dhe gjuhën maqedone.