Njihuni me neorokirurgun e vetëm shqiptar në Klinikën Universitare të Shkupit!

Dr. Specialist Fatmir Elezi është një ndër 10 neurokirugët në Klinikën Universitare të Neurologjisë ne Shkup, njëherit edhe i vetmi shqiptar për 12 vite. I përkushtuar pas punës dhe suksesi në ndërhyrje, janë treguesit më të mirë se kush është neorokirugu Elezi.

‘Për 12 vite kam kryer shumë operacione, nuk mund të them se cili ka qenë më i vështiri. Të gjitha rastet janë komplekse, ndërhyrjet që keyejmë ne, gjithmonë janë një triumf në vete kur realizohen. Andaj çdo ditë realizojmë ndërhyrje që mund t’i përmend’, shprehet neorokirurgu Elezi, në pyetjen tonë se cila është ndërhyrja më komplekse që ka realizuar!

Neorokirurgu Elezi vazhdon sukses’shëm, duke dëshmuar në çdo hap profesionalizmin e tij.

‘Jam prind i lumtur lirisht mund të them me plot bindje, fëmiju im 10 vjeçar pësoi një gjakderdhje në tru, neve si prind në fillim na u duk si një re e zeze në jetën tonë, që do të ridhte vetëm shi por, se imagjinuam se aq shpejt del dielli. Pas shumë konsultave me bluzë bardhët na dërguan si përfundim tek neokirurgu Elezi për ndërhyrje. Ja po ju them, ndodhi mrekullia, fëmiju e kaloj me sukses ndërhyrjen fale profesionalizmit të neorokirurgut dhe sot gëzon shëndet të plotë’ rrëfen prindi i I.S. nga Shkupi për Pa Censurë!

Një rast tjetër po aq kompleks është rasti i S.V. 25 vjeçar i cili u diagnostifikua me tumor në tru, por sot i njëjti pas ndërhyrjes vazhdon jetën normalisht, ‘lindjen e dytë’ ja dedikon Dr. Specialist Elezit dhe thotë se ndërhyrja korrekte ka bërë që ai sot të rilindë edhe kur jeta e tij u duk se mori fund.

Dr. Elezi vazhdon me gjurmimin edhe të mëtejshëm për të qenë gjithmonë në hap me çdo inovacion që përshkon fushën e tij!/Pa Censurë