Njihuni me shqiptarin e parë që zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

Sikurse kemi shkruar edhe ne mes të muajit Janar të këtij viti, në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e Hamburgut në Gjermani, të cilat u zhvilluan më 23 Shkurt të këtij viti, kandidoi dhe një shqiptar, Sami Xhelil Musa.

Japim sot me këtë korespodencë lajmin e mirë, se në procesin zgjedhor të së djelës, zoti Sami Musa u zgjodh deputet në Parlamentin e Hamburgut. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin shqiptar që jeton në Hamburg e mbarë zgjedhësit gjermanë e kombësive të tjera që i besuan votën kandidatit shqiptar. Sami Musa i kandiduar nga Partine Socialdemokrate Gjermane (SPD) e justifikon plotësisht besimin e partisë së vet dhe zgjedhësve.

Reklame

Shteti gjerman siç interesohet për ecurine e punës të emigrantëve, mardhënieve të tyre finanaciare e të ndërsjellta, gjendjen e tyre shëndetësore, interesohet dhe për integrimin e tyre në Europë.

Përfaqësimi i shqiptarëve nga një deputet shqiptar, ngritje problemeve e mbrojtje e interesave të tyre nga ai, është një emancipim dhe demokratizim i mëtejshëm i pushtetit lokal, si dhe një shembull që flet se si duhet punuar në këtë drejtim.

Komuniteti shqiptar që punon e jeton në Hamburg, vlerësoi drejt situatën, dhe mbajti qëndrimin që i takon në këtë problem jetik në vecanti për perspektivën. Përvojë të tillë pozitive, ku majat e kreshtat e njerëzve e veçanërisht të rinjve e të rejave shqiptare që dallohen, të aktivizohen fuqishëm në problemet politike të vendit (organeve lokale të pushtetit) ka vend që dhe shoqëria jonë shqiptare të reflektojë pozitivisht.