Njihuni me “Zastava 101” elektrik (VIDEO)

Advertisment

Nëse ankoheni se makinat elektrike janë shumë të shtrenjta për tu blerë, me siguri do të mahniteni nga historia e kroatit, Tomisllav Bosec, i cili ka shndërruar në makinë elektrike modelin “Zastava 101” për rreth 7.000 euro.

I gjithë modifikimi i automjetit nga një motor me benzinë në motor elektrik ka zgjatur një vit. Më të shtrenjtat kanë kushtuar bateritë.

Reklame

Bosec thotë se investimi u pagua për dy vjet. Shpejtësia maksimale e makinës arrin 80 km/orë ndërsa me një mbushje kalon 50km.