Njoftim i rëndësishëm për bashkatdhetarët që duhet të kthehen në vendet perëndimore

Advertisment

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, Valentina Gara, ka kërkuar nga bashkatdhetarët të cilët janë në Kosovë dhe dëshirojnë të kthen në vendet ku jetojnë t’i drejtohen kompanive ajrore apo agjencive ku i kanë blerë biletat.

E dashur diasporë, kam dhënë maksimumin që gjatë tërë ditës të iu përgjigjem pyetjeve tuaja veç e veç në thirrjet telefonike, pastaj në mesazhet tuaja në fb,

Reklame

por kam aq shumë mesazhe, thirrje dhe pyetje (pothuajse të njëjtat) që nuk po kam mundësi t’i kthej prandaj

 

Për çdo fluturim dhe informatë se si të ktheheni në shtetet ku jetoni Gjermani, Itali, Zvicër dhe Francë ju lutem të kontaktoni vetëm kompaninë ajrore agjensionin në të cilin keni procesuarblerë biletat kthyese deri në njoftimin e ardhshëm!, ka shkruar Gara në Facebook. /Albinfo.ch.