Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët që vijna nga Austria në vendlindje

Advertisment

Rregullorja e re për hyrjen në Austri nga zonat e rrezikut me Covid -19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë të premten ka shkaktuar konfuzion të madh. Edhe vet departamenti e interpretoi rregulloren disa herë ndryshe.

Megjithatë, të shtunën pasdite gjithçka u bë e qartë: Të gjithë banorët e Austrisë që kthehen nga 32 shtetet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi, e kanë të detyrueshme të paraqesin një test PCR negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë.

Reklame

Rregullorja hynë në fuqi nga dita e hënë(27 korrik). Për personat me vendbanim në Austri të cilët tashmë janë jashtë vendi, ndryshimet do të zbatohen nga e shtuna (1 gusht), shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.

Nëse testi jashtë Austrisë nuk është i mundur të bëhet apo është i papranueshëm për shtetet e BE-së, atëherë testin PCR duhet ta bëni në Austri brenda 48 orëve që nga koha kur hyni në këtë shtet. Të gjitha shpenzimet duhet t’i mbuloni personalisht.

Derisa nuk e merreni rezultatin e testit, duhet të vet-karantinoheni (në shtëpi) deri në dhjetë ditë. Në momentin që e paraqitni testin dhe rezultati është negativ, aty përfundon edhe vet-izolimi juaj.

Në rast se provoni t’i ikni kësaj rregullore, ju do të përballeni me një gjobë prej 1450 euro.