Njollë të çuditshme në qafë, zbulohet misteri i Haaland

Në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë mes Borussia Dortmundit dhe St.Pauli, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ishte sërish në qendër të vëmendjes, por jo për shkak të lojës së mirë, por për shkak të njollës misterioze që ka në qafë dhe që nuk kaloi pa u vënë re.

Fotoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente nga fansat e tij si dhe nga tifozët e Borussia Dortmundit.

Reklame

Ishte një shenjë rrethore e kuqërremtë, për të cilën shumë e thoshin me shaka se ishte “pasojë” e shoqërimit me vajzën, por tashmë është zbuluar se sulmuesi norvegjez vizitoi këtë javë fizioterapistin privat John Hadad për t’iu nënshtruar të njëjtit trajtim si sulmuesi francez, Karim Benzema.

Bëhet fjalë për hixhamen, e cila është një metodë trajtimi duke nxjerr gjak nga vende të caktuara të trupit dhe që po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e sportistëve.

Norvegjezi fenomenal po shkëlqen këtë sezon me Dortmund, teksa ka shënuar 22 gola në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet.