Noizy e quajti të lodhshme reagon Enca (FOTO)

Advertisment

Së fundmi është rikthyer sërish në vëmendje shérri i bujshëm mes Encës dhe Noizyt.

Këngëtarja dhe reperi njiheshin për miqësinë e tyre të ngushtë, që përfundoi 4 vite më parë. Këngëtarja u largua nga OTR pas një deklarate ku tha se gjithçka e ka arritur vetë, deklaratë e cila nuk u prit mirë nga Noizy.

Reklame

I ftuar pak ditë më parë në emisionin “NIN”, reperi tha se Enca ishte shumë e lodhshme dhe sipas tij mosmirënjohëse.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese. Ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme si person, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet.

Del në televizion dhe thotë un ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizy-n që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Nuk i kam thënë shko thuaj që unë ta dhashë mundësinë, që unë kam bërë gjëra për ty.

Por nëse do shtrohet pyetja mos gënje. Dy herë ia kam bërë atë vërejtje. Enca mos gënje, thuaj gjërat e drejta siç janë. I mirë, i keq, i bardhë, i zi thuaj më ka ndihmuar. Këtë nuk e bëri dot siç duhet, si edhe probleme të tjera”, u shpreh Noizy.

Pas deklaratës së reperit, Enca ka reaguar sot me një postim në Instastory ku shkruan se ka një rrëfim për të bërë. Ndonëse nuk përmend emra, menjëherë të gjithë kanë dyshuar se Enca do të japë përgjigjen e saj pas deklaratës së Noizyt.

“Kam një rrëfim për të bërë, thjesht më duhet pak kohë”, shkruan Enca