NORA GJAKOVA E MUND SERBEN DHE E FITON MEDALJEN E BRONZTË TË BOTËRORIT

Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova në luftë për medaljen e bronztë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic.

Reklame

Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes serbe.

Paraprakisht, Nora e kaloi rundin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në rrethin e dytë, ajo e eliminoi polaken Julia Kowalczyk, transmeton Express.

E në të tretin ishte më e mirë se holandezja Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale.

Aty, ajo ishte më e suksesshme se rusja Anastassia Konkina. Por, fatkeqësisht u ndal në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait.