Norvegjia e anulon lehtësimin e masave dhe vendosjen e të rejave

Advertisment

Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg deklaroi sot se vendi do ta anulojë lehtësimin e planifikuar të kufizimeve për luftën kundër koronavirusit dhe të vendosë masa të reja për të parandaluar karantinën e plotë siç ishte në fuqi më parë këtë vit.

“Tani ne duhet të ngadalësojmë që të shmangim ndalesë të plotë”, tha Solberg.

Reklame

Norvegjia, ku jetojnë 5.4 milionë njerëz, në periudhën e fundit ka shënuar rritje të numrit të personave të infektuar të rinj, ndërsa në vend gjithsej janë të regjistruar 9.409 raste.