Norvegjia reagon pas akuzave për ekipin mjekësor nga Maqedonia

Pas shkrimeve në disa portale ku nënvlerësohet ekipi kirurgjik nga RMV-ja, që është për trajnim me ekspertë norbegjez për misionin në Afganistan, atasheu I Norvegjisë, Egil Dartveit, në Minsitrinë e Mbrojtjes ka dërguar deklaratë zyrtare ku reagon ashpër për gënjeshtrat e publikuara.

“Ekipi ka arritur në Norvegji më 15 Janar 2021. Unë isha personalisht I pranishëm për t`I pritur bashkë me shërbimin e përbashkët ushtarako-mjekësor të Norvegjisë dhe me ambasadorin e RMV-së në Mbretërinë e Norvegjisë. Përshtypja ime, për cdo anëtaër të ekipit, në bazë të takimit tonë, ishte shumë pozitiv” – thuhet në deklaratën zyrtare të atassheut norvegjez, Egil Dartveit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sic thotë atasheu, pas obligimit për të qenë të karantinuar 10 ditë pas arritjes në Norvegji, ekipi është trajnuar bashkë me kolegët e tyre norvegjez, nga ekspertë udhëheqës për kirurgji traumatike në botë.

Norvegjia ka pranuar ta trajnojë ekipin nga Maqedonia e Veriut në bazë të bashkëpunimit shumëvjecar në fushën e mjekësisë ushtarake – thotë atasheu Dartveit duke shtuar se në shtatë misione, ekipe mjekësore nga RMV-ja kanë qenë në Afganistan së bashku me ata të Norvegjisë.

“Si shembull të profesionalitetit që e ka treguar personeli juaj, një nga mjekët nga RMV-ja ishte dekoruar me medalje perstigjioze norvegjeze për shpëtimin e jetëve të ushtarëve norvegjez që sihin rëndë të plagosur dhe për të cilët nuk ekzistonin shpresa se do të mbijetojnë”– thotë në letër atasheu norvegjez Dartveit.

Pas trajnimit nuk ka pasur ankesa formale nga pala norvegjeze, kundër asnjërit prej gjashtë personave – shkruan atasheu Dartveit duke shtuar se pjesëtarët e ekipit nga RMV-ja seriozisht I kanë marrë komentet dhe kanë punuar me vendosmëri për t`I arritur standardet botërore për të cilat institojnë trajnuesit.

“Si konkluzion, nuk ka ankesa kundër ekipit kirurgjik nga Maqedonia e Veriut, e as nga asnjëri nga anëtarët e ekipit nga Mbretëria e Norvegjisë. Nuk kemi kërkuar nga ekipi që të tërhiqen. Përkundrazi, Komandanti I spitalit, Koloneli Bent Anders Salberg, më bind se ai dhe personeli I tij kanë besim të plotë për secilin anëtar të ekipit nga RMV-ja. Si Komandant ai do të ndajë detyrat për gjithë spitalin, duke shfrytëzuar cdo individ dhe cdo ekip konform aftësive të tyre. Në mënyrë plotësuese, trajnimi dhe marrja e përvojës në ekipin tuaj do të vazhdojnë, pas cka do të kthehen në RMV, me aftësi që paraprakisht nuk I kanë poseduar” – thuhet në deklaratën zyrtare të atasheut të Mbrojtjes të Norvegjisë, Nënkolonelit Egil Dartveit, dërguar Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së, ku përgënjeshtrohen pohimet e disa portaleve për nënvlerësimin e ekipit mjekësor nga RMV-ja që janë për trajnim në Norvegji.