NP “Rrugët e Maqedonisë”: Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit automjetet patjetër të jenë me pajisje dimërore

Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet në mënyrë të obligueshme të mbajnë pajisje dimërore dhe sipas nevojës sipas kushteve në rrugë t’i përdorin ato, kumtoi Qendra dispeçere e NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkak të reshjeve të borës në fuqi janë ndalesa për automjete të rënda transportuese në akset rrugore Kërçovë-Ohër përmes Strazhës dhe Mavrovë – Dibër.