NPK ‘Tetova’ me apel deri te qytetarët

A P E L

Të nderuar qytetarë!

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë #COVID19, duke pasur parasysh rrezikun që për çdo ditë po përballen të punësuarit e ndërmarrjes, ata vazhdimisht po kujdesen për mbartjen dhe largimin e hedhurinave nga qyteti dhe nga shtëpitë e juaja, për furnizimin me ujë për pije, mbajtjen e pastërtisë publike, larjen e rrugëve dhe dezinfektimin e qytetit tonë me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie. Apelojmë qytetarët që të shlyejnë obligimet ndaj ndërmarrjes, të bëjnë pagesat e faturave, sepse ne si ndërmarrje, nuk kemi burim tjetër të të ardhurave për kryerjen e këtyre shërbimeve dhe dhënien e pagave ndaj këtyre njerëzve që vazhdimisht gjatë tre ndrimeve janë në shërbimin tonë!

Me respekt!