Nuhi Neziri fton qytetarët: Zgjidh jetë, voto blertë!

Kandidati për kryetar të komunës, së Tearcës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nuhi Neziri, ka filluar fushatën zgjedhore me një ftesë për qytetarët, duke uruar zgjedhje demokratike, të lira dhe vota të jepet për meritorët.

Z. Neziri ka shkruar se “vota është e shenjtë dhe ajo duhet të besohet të ardhmes që garanton një jetë më mirë për të gjithë qytetarët”.

Postimi i Nuhi Nezirit:

Të nderuar bashkëqytetar!
Të respektuara motra e vëllezër!
Nga sot nisemi në një bashkëudhëtim për një proces parazgjedhor të sinqertë dhe me shumë qytetari që e kemi dëshmuar gjithmonë.
Urojmë që bashkërisht të dalim me sukses dhe faqebardhë.
Mbetem me kujdesin për ju në çdo kuvendim dhe debat.

Ju uroj nga zemra shumë shëndet në familjet tuaja.

Ruajeni, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit njerëzor!
Vota është e shenjtë dhe ajo duhet të besohet të ardhmes që garanton një jetë më mirë për të gjithë qytetarët.
Sot po zgjedhim jetën sepse kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe brezat që vijnë.

Zgjidh jetë,
Voto Blertë!