Nuhiu: Numri i qytetarëve në vet – izolim shkon në 6349

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu përmes profilit të tij në fejsbuk ka publikuar të dhënat e fundit nga MPB-ja sa i përket koronavirusit.

“Numri i qytetarëve në vetizolim shkon në 6349. Vazhdon të ulet dukshëm lëvizja e qytetarëve në hyrje -dalje të shtetit. Rritet në 74 numri i fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal(për mosrespektim të masave shtetërore për virusin korona).Policia e shtetit vazhdon t`i ashpërsojë masat në këto rrethana për të mirën e shëndetit publik”, shkruan Nuhiu.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries