Nuhiu: Vetingu është propozim i Bashkimit Demokratik për Integrim

Advertisment

Agim Nuhiu, zv/ministër i Drejtësisë i ftuar sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se Vetingu është propozim i Bashkimit Demokratik për Integrim që të bëhet pjesë e sistemit juridik në Maqedoninë e Veriut. Ai tha po ashtu se në Veting do të kalojnë të gjithë prokurorët dhe gjykatësit për të çmontuar atë piramidën që kanë krijuar ndër vite duke gjykuar në bazë të kritereve partiake apo etnike.

“Është iniciativa e Bashkimit Demokratik për Integrim sjellja e ligjit për vetingun dhe po ashtu kemi mbështetje edhe prej subjekteve të tjera që kjo ide e jona politike të bëhet pjesë e sistemit juridik të vendit sepse kemi vlerësuar se janë të pamjaftueshme të gjitha masat që janë paraparë në planin aksionar. Të gjithë prokurorët, të gjithë gjyqtarët që kryejnë funksione publike të verifikohen nga ana profesionale, të pastërtisë së figurës”, tha Nuhiu./Alsat