Nuk bëhet fjalë për muzikën, Fifi zbulon ëndrrën e saj më të madhe

Advertisment

Fifi është një ndër personazhet më të dashur të shoëbizzit shqiptar. Vetëm pak vite në tregun muzikor, Fifi ka arritur të bëjë për vete publikun me zërin e saj të veçantë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Megjithëse një këngëtare shumë e suksesshme, Fifi ka treguar se ka patur një dëshirë për t’u bërë aktore.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagra, teksa njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të interpretojë në një film, ajo është shprehur: “Është një nga ëndrrat e mia më të mëdha”. Ndërkohë, kujtojmë që Fifi është vënë në qendër të kritikave kohët e fundit, pas mbajtjes së një koncerti në Ferizaj me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Reklame

Përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan të papërgjegjshëm veprimin e saj, po Fifi reagoi lidhur me këtë përmes disa videove, ku thoshte se në fakt ata që e kanë kritikuar rrinë nëpër kafene. “Mos prekni aty ku nuk duhet, se jam 11 muaj pa punë, unë dhe të gjithë artistët e tjerë.”, tha ajo ndër të tjera.