Nuk do ta besoni se sa karat ka iPhone i Xherdan Shaqirit (FOTO)

51

Triumfi në Champions League dhuron emocione, kënaqësi, shumë para për klubin që ngre trofeun në qiell… por edhe premio të papritura e shumë të shtrenjta për futbollistët.

Është pikërish kjo që i ka ndodhur futbollistëve të Liverpool, të cilët për suksesin e regjistruar më datë 1 qershor në finalen e Champions League ndaj Tottenham, janë surprizuar me një dhuratë vërtretë të veçantë dhe po aq të shtrenjtë.

Bëhet fjalë për kllëfët për celularë më të shtrenjtë në botë, të realizuar me flori 24 karat.

Dhuratë kjo e dizenjuar nga “iDesign Gold”, i specializuar për prodhimin e kllëfëve të këtij lloji, që më parë ka ofruar shërbimet e këtij tipi për Messi, De Bruyne, Benzema &Co.

Kështu, çdo njëri prej të kuqve do të ketë kllëfin e tij të personalizuar me emër, numër të fanellës, logo të Champions dhe finales së Madrid-it.

Kushdo mund të vendosë të marrë një, për më tepër me 3 ngjyra, flori, platin, ose të kuqe. Me të gjithë personalizimin dhe me rifiniturën në lëkurë, çmimi vërtitet rreth 2.300 dhe 3.500 sterlina, afro 4 mijë euro.