‘Nuk do të mësoni me librin i cili f yen shqiptarët’ Profesori ua jep lajmin nxënësve për tërheqjen e librit të gjeografisë (VIDEO)

Profesori i gjeografisë Burim Aliu po ua jep lajmin nxënësve të shkollës së mesme Zef Lush Marku se libri i vitit të dytë i gjeografisë është tërhequr nga përdorimi.

Kjo vjen pasi në këtë libër ka përmbajtje të pavërteta të cilat nxisin urrejtje ndëretnike.

“Prej dje është zyrtare do të tërhiqet ky libër dhe do të bëhet një libër i ri. Ai libër ka qenë i shtypur në vitin 2002 me ofendime të ndryshme sidomos për popullatën shqiptare. Ju nuk do ta keni këtë libër. Për vitin e ardhshëm sigurisht do të ndërrohet. Ky është lajmi”, tha Burim Aliu – profesor i gjeografisë.

Profesori Aliu ka qenë në komisionin recensues në kuadër të Byrosë së arsimit dhe Shkencës ku edhe është vendosur për tërheqjen e librit. Prej shtatë anëtarëve 5 kanë qenë pro ndërsa dy kundër ndryshimit të librit.