Nuk është kafeja: Këto janë 5 ushqimet që iu mbajnë zgjuar

30
#

Mëngjeset e të hënës shpeshherë dinë të jenë të lodhshme.

Por, nëse doni të siguroni energji në këtë periudhë të hershme të ditës, konsumoni një grusht boronica, pini një filxhan kafe, hani disa arra ose hani peshk me patate të pjekura për drekë, transmeton lajmi.net.

Truri juaj më pas do iu falënderojë për këtë.

Pesë ushqimet tona më të mira që ushqejnë trurin dhe ua largojnë gjumin mund t’i gjeni në paragrafët e mëposhtëm.

Një filxhan kafeje e fortë
Kafeja është vërtet e mirë për t’ju zgjuar dhe për t’ju mbajtur të përqëndruar për një kohë të shkurtër, por nuk rekomandohet të konsumohet shumë.

Përzierje frutash
Përzierja e frutave mund të sigurojë një përmirësim të kujtesës, krahas plotësimit të nevojës së vitaminave dhe mineraleve të trupit tuaj.

Çokollatë të errët dhe arra
Dy ushqimet në fjalë përmirësojnë gjendjen e trurit më shumë se çdo gjë. Krahas kësaj, ato kanë të ngjarë t’iu mbrojnë edhe ndaj plakjes.

Peshk dhe patate të pjekura për drekë
Salmoni dhe peshqit e tjerë të yndyrshëm kanë shumë yndyrna Omega-3 që forcojnë kujtesën dhe ngadalësojnë rënien e trurit tuaj, ndërsa patatet sigurojnë energji të qëndrueshme që trurit tuaj i duhet në të vërtetë.

Farat e kungullit
Ata janë plot me zink, hekur dhe minerale që ndihmojnë transportimin e oksigjenit në tru dhe qelizat nervore për të komunikuar dhe shtuar fuqinë tuaj të trurit.