Nuk është në Norvegji, është ky parku me plot p isha në Sllatinë (FOTO)

Advertisment

Nexhat Berisha & Armend Krasniqi

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë gjendet në Komunen e Fushë Kosovës. Në këtë park kanë filluar punimet tani e 3 vite ku janë shtruar afër 10 km shtigje për çiklistë, për ecje e vrapim si dhe për shetitje çlodhëse.

Reklame

Parku madhështorë është i mbuluar me mbi 120 hektarë pisha të vjetra mbi 60 vjeçare, përpos pishave marramendëse ky park rrethohet me mbi 3000 hektar mal të dendur.

Përveq 10km shtigje në pishat e Sllatinës, gjenden edhe kënde lojrash për fëmijë si dhe dy palestra të jashtme (outdoor gym), ku u jepet hapësirë të veçantë aktiviteteve dhe lojërave të fëmijeve si dhe sportistëve të ushtrojnë aktivitetet e tyre sportive në natyrën e Parkut Rekreativ “te Pishat” në Sllatinë.

Parku ka fituar simbolikën e një natyre përrallore që njihet edhe si “mushkëritë e Fushë Kosovës!”.

Krahas bukruive natyrore me plot pisha, në këtë park gjenden edhe dy restorane, një kafiteri dhe një market që plotësojnë nevojat e vizitorëve natyrëdashës.
Duhet theksuar se në vitin 2020 janë parashikuar investime tjera si p.sh në ndriçim, në shenjezim dhe në tabela orientuese.
Parku të Pishat posedon edhe parkingun për makina, jasht ambientit të Pishave, ku mund të parkohen mbi 300 makina!

Gjithashtu këtu mund të gjeni edhe fushat e futbollit, basketbollit, volejbollit dhe fusha e tenisit: Me pak fjalë ky Park është i kompletuar me të gjitha kushtet dhe sherbimet që një vizitori tï plotësohen nevojat elementare për të pushuar në gjelbërimin, në pyjet e në ajrin e pastër të Pishave në Sllatinë.