Nuk është Zvicra e as Austria, por Malësia e Madhe shqiptare (FOTO)

Advertisment

Për Shqipërinë është shkruar gjatë gjithë sezonit turistik se është një vend ideal për t’u vizituar, por tani çdoherë e më shumë po shihet si një vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë muajve të vjeshtës, shkruan albinfo.ch.

Shumë ekseprtë turistik e kanë vlerësuar Shqipërinë si vend që po befason turistët e huaj me bukuritë e saj, me theks të veçantë natyren e saj.

Reklame

Duke qenë se jemi në stinën e vjeshtës, dhe karshi natyrës dhe ngjyrave vjeshtore në Malësinë e Madhe të Shqipërisë janë ndërtuar edhe disa disa “guest-house-ve”, shtëpi këto që po ju ngjasojnë atyre zvicerane e austriake, shkruan tutje albinfo.ch.

Nga pamja që të ofrojnë këto disa “guest-house-ve”, i mrekulluar ka mbetur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke u shprehur se këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermosh, një mrekulli e natyrës së Malësisë së Madhe, një destinacion europian gjatë kësaj decade.

Bukuritë dhe dizajnin e këtyre shtëpive e kanë ndërtuar katër djemë të zones së Vermoshit, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë. /Albinfo.ch