Nuk i ndalë koronavirusi, Kina hap tregjet dhe shet mish qeni të pjekur

Advertisment

Festivali famëkeq i mishit të qenit në Yulin është hapur dhe ka nisur si zakonisht, pavarësisht se bota është ende në luftë me Koronavirusin.

Video të rënda kanë qarkulluar në mediat britanike, ku duken pamje të qenve të rreshtuar nga tregtarët lokalë për t’u shitur në tregje. Në një video tjetër duken disa banorë vendas të mbledhur anë rrugës duke respektuar rregullat dhe duke shijuar mish qeni.

Reklame

Yulin ndodhet në provincën Guangxi në Kinën Jugore. Festivali i përvitshëm festoi 10-vjetorin dhe mblodhi mijëra vizitorë, të cilët blenë mish qeni për konsum. Një aktivist i të drejtave të kafshëve u shpreh se asgjë nuk kishte ndryshuar këtë vit. Ai ishte prezent në festival së bashku me një grup aktivistësh për të protestuar ndaj eventit.