Nuk ia doli të mposhte koronavirusin, ndëron jetë babai i Khabib

Advertisment

Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me koronivirusin.

Abdulmanap, i cili ishte edhe trajneri i kampionit Khabib Nurmagomedov, vdiq në një spital në Moskë për shkak të komplikimeve të Covid-19, në moshën 57-vjeçare.

Reklame

Ai pësoi një sulm në zemër pasi u diagnostikua me koronavirus dhe kjo kërkonte një operacion urgjent.

57-vjeçari u vendos dy herë në gjendje kome, ndërsa situata e tij u cilësua si “serioze, por e qëndrueshme” por përballja me koronavirusin dështoi, për tu ndarë sot nga jeta.