Nuk ka masa lehtësuese, ora policore mbetet prej ora 19:00 deri ora 05:00

Advertisment

Edhe pse pritej, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse as sot nuk ka diskutuar për lehtësimin e masave restriktive.

Sipas burimeve brenda komisionit, numri i lartë i të infektuarve që është shënuar edhe ditën e sotme, ka detyruar Komisionin të shtyej lehtësimin e masave.

Reklame

Mbledhja e ardhshme është nesër (të marten). Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 22 raste të reja me Covid-19 ndërsa janë regjistruar 64 pacientë të shëruar.