Nuk ka ndryshim në vizitën e Petkovit, vjen në RMV më 18 janar

Ministria e Punëve të jashtme e Maqedonisë së veriut ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshim në vizitën e kryeministrit të Bullgarisë,

Kirill Petkov pavarësisht vendimit që disa nga anëtarët e Kabinetit Qeveritar bullgar të vetëizolohen pas kontaktit me kryeparlamentarin bullgar, i cili pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë rezultoi pozitiv në Covid-19.

Reklame

“Nuk do të ndryshohet korniza e dakorduar paraprakisht për vizitën e delegacionit qeveritar në Shkup.

Në përputhje me këtë, termini 18 janar, e hënë, mbetet si datë e dakorduar për realizimin e vizitës, e cila pritet të përputhet edhe me zgjedhjen e Qeverisë së re në vend”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPJ-së, transmeton TV21.