Nuk ka ngecje nga shkurti 2008

Nuk ka ngecje nga 17 Shkurti i vitit 2008 thekson profesori universitar Isak Sherifi, sipas tij Kosovës i duhet një bashkëpunim me fqinjët dhe të hapërojnë drejt strukturave europiane.

ISAK SHERIFI – PROFESOR

“Mini- Shengeni Ballkanik mendoj se është një ide e vjetruar, Kosova duhet të ndërtojë partneritet me vendet fqinje e nê veçanti me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik të rajoni”.

Ndryshe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, në fjalimin e saj ajo kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, Osmani shtoi se Kosova e ka bërë punën e saj dhe tani është rradha juaj. /tetova1/