‘Nuk kam pasur kurrë lidhje’ Vojvoda: Dua vajzë shqiptare muslimane (VIDEO)

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, ka folur në emisionin sportiv “Dueli Sportiv”.

Futbollisti i Kosovës ka prekur edhe temën e lidhjes, duke treguar përveç pjesës që është single se dëshiron një vajzë shqiptare dhe myslymane.

“Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me ndonjë çikë. Nuk ka rëndësi çfarë stili ka, vetëm se normalisht duhet të jetë shqiptare. Pasi unë jam besimtarë mundësisht të jetë edhe myslimane”, tha Vojvoda.