Nuk kanë të ndalur tërmetet në rajonin e Mavrovës

Nuk kanë të ndalur tërmetet që kanë si epiqendër zonën e Mavrovës.
Mbrëmë rreth orës 22 e 38 minuta është regjistruar edhe një tërmet.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare korrigjoi informacionin rreth tërmetit të mbrëmjes së djeshme. Sipas të dhënave të fundit të azhurnuara, tërmeti kishte një madhësi prej 4.5 ballë sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Liqenit të Mavrovës me një thellësi prej 2 kilometra dhe është ndjerë në Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë.

 

Një tërmet tjetër dje u regjistrua edhe rreth orës 15.15 me fuqi prej 2.2 shkallë sipas Rihterit. Dy ditët e fundit në vazhdimësi është dridhur toka në këtë pjesë të vendit.