Nuk mund ta besoni sa vjeç ka mbushur Angelina Jolie

Mbrëmjen e së premtes aktorja Angelina Jolie ka festuar ditëlindjen e 46-të.

Në një fotografi të siguruar nga “MailOnile” ajo është parë në një restorant në Los Angelos veshur me një fustan në ngjyrë të verdhë që i kishte siguruar asaj një pamje krejtësisht natyrale.

Ajo po darkonte së bashku me fëmijët e saj dhe dukej kaq e lumtur mes tyre.

Mirëpo, ditët e fundit ajo ka qenë shumë e “hidhëruar” për shkak se gjykata vendosi që kujdestarinë e fëmijëvë ta ndante së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Madje ajo ka rrëfyer se do ta apelojë këtë vendim pasi nuk i duket i pranueshëm.

Ndërsa, nga ana tjetër, Brad Pitt është shprehur se “dera e tij” është e hapur dhe se për këtë vendim mund të flasin si dy njerëz të qytetëruar.