Nuk ndalen thirrjet në ndihmën e shpejtë! Dy mjekë të infektuar, kanë nevojë për pushim

Advertisment

E dielë vere, por qendra e Ndihmës së Shpejtë të Shkupit “vlon” me telefonata. Qytetarët po kërkojnë ndihmë.

“Për çfarë bëhet fjalë, urdhëroni, tregoni. Sa e ka sheqerin? Në cilën adresë është?

Reklame

Ndihmë po kërkojnë edhe spitalet për t’i tranportuar pacientët në shtëpitë e tyre.

“Prej kirurgjisë digjestive lajmëruan, kërkojnë të kthehet një pacient në shtëpi, sepse aty është i shtrirë”.

Ky shërbim i cili ka kontakt direkt me qytetarët nuk u tregua imun ndaj virusit Kovid-19 edhe pse të gjitha thirrjet i trajton si të jenë pozitive me Kovid-19. Dy mjekë të këtij shërbimi kanë rezultuar pozitiv dhe tash janë në izolim shtëpiak.

“Gjendja në Ndihmën e Shpejtë momentalisht është të them mirë. Përveç dy kolegëve të infektuar, nuk kemi raste të Kovid-19, as me simptome. Gjithçka është normale, funksionojmë siç duhet, dy mjekët janë në izolim, në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Dr. Marina Sotirovska, doktor në “ndihmën e shpejtë”.

Në izolim nuk ka mjekë dhe infermiere të tjera, kjo sepse kontakti me mjekët e infektuar ka qenë nën kushte të pajisjeve personale mbrojtëse, sqaron mjekja Sotirovska.

“Pas çdo shkuarje në terren vishen skafanderë, maska dhe doreza, kapele dhe gjithçka që duhet. Pas kthimit, gjithashtu zhvishet në shator, kështu që dhe në shkuarjen e radhës, sërish veshet me pajisje mbrojtëse. Mendoj se mbrojtja është vëretetë në nivel të lartë”, tha Dr. Marina Sotirovska, doktor në “ndihmën e shpejtë”.

Reagojnë shpejt pas çdo telefonate, por ndjehen të stërlodhur. Thotë se sa menduan se përfundoi gjithçka dhe e liruan veten nga paniku, vala e re e virusit Kovid-19 i lodhi më shumë.

“Po, tashmë lodhësia ndjehet dhe është lodhje kronike. Edhe lodhësi nga puna por edhe stres. Normalisht gjatë gjithë kohës e mbajmë mbi veten stresin nga infeksioni”, tha Dr. Marina Sotirovska, doktor në “ndihmën e shpejtë”.

Fatbardha Curri, gazetare: “Prej fillimi të epidemisë në Maqedoninë e Veriut pozitiv meKovid 19 janë regjistruar 508 punonjës mjekësor, prej tyre, 220 raste janë aktive. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetisës, të gjithë janë infektuar jashtë orarit dhe vendit të punës”.