Nuk respektuan orën policore, arrestohen 21 persona

Advertisment

Gjatë natës së kaluar , 28 persona nuk e kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes, me çrrastë janë arrestuar 21 persona, ndërkohë që të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa adekuate, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas të dhënave të MPB-së gjatë natës së kaluar 65 personave u janë dhënë vendime ëpr izolim, derisa 18 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Reklame

Gjatë kontrollit tek personat që veçmë gjenden në izolim dhe vetizolim, pjesëtaret e policisë nuk kanë hasur shkelje të masës së izolimit, gjegjësisht vetizolimit.