Nuk u bë kryetar, por Hazirin po e përkrahin garda e vjetër e LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka dështuar që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryetar i Lidhjes Demokratike.

Këtë garë e fitoi Lumir Abdixhiku, derisa, ky i fundit do të jetë kryetar i LDK-së për dy vitet e ardhshme, deri në Kuvendin e ri zgjedhor.

Megjithatë, ani pse doli i dyti në këtë garë, Haziri ka marrë mbështetje nga disa zyrtarë të LDK-së.

Sekretari për financa në LDK e ish-ministri Lutfi Zharku e ka publikuar dje një foto me Hazirin, duke dërguar edhe një mesazh.

 

“Edhe kur nuk fiton bashkë jemi”, ka shkruar Zharku. Një foto me Hazirin e ka publikuar edhe ish-ministri Imet Rrahmani.