Nuk u luajt kënga e krushqve, një dasmë në Turqi shndërrohet në fushëbetejë (VIDEO)

Advertisment

Kërkesa për një këngë dhe kundërshtimi i dëshirës e ka kthyer një dasmë në një fushëbetejë.

Ngjarja ka ndodhur në një martesë në rrethin e Vize në Kırklareli të Turqisë.

Reklame

Dyshohet se pati një debat mes të ftuarve që morën pjesë në dasmë për shkak të kërkesës për një këngë.

Debati u rrit për shkak se kënga që krushqit donin nuk u luajt midis të ftuarve në dasmë.

Me debatin në rritje, të dy grupet e dasmorëve u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe karriget filluan të fluturonin në ajër.

Dhëndri tentoi të ndërhynte, por ishte e pamundur të ndalte përplasjen, madje nuk ju shpëtoi dot as karrigeve që fluturuan në luftën midis dy grupeve.